Aktualitet, Kryesore

Në ceremoninë e inagurimit të Erdoganit marrin pjesë edhe Thaçi me Ramën

Në “Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Turqisë”, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të marrin pjesë 22 presidentë, 28 kryeministra dhe kryeparlamentarë si dhe 6 sekretarë të përgjithshëm të organizatave ndërkombëtare.

Ceremonia do të zhvillohet në kompleksin presidencial dhe në mesin e pjesëmarrësve të ceremonisë do të jenë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sot në orën 15.30 Presidenti Rexhep Tajip Erdoan do të betohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), dhe më pas do të vizitojë Anitkabirin (mauzoleu i Ataturkut).

Ndërsa në orën 17.00 do të mbahet “Ceremonia e Inaugurimit të Presidentit” me pjesëmarrjen e një numri të madh kryetarësh shtetesh, qeverish, parlamentesh e delegacionesh si dhe shumë të ftuar të tjerë nga të gjitha profesionet në Turqi.

Më pas presidenti Erdoan do të shtrojë një darkë për kryetarët e shteteve, qeverive dhe kuvendeve.

Gjithashtu sonte Presidenti Erdoan do të mbajë një konferencë për media, ku do të prezantojë kabinetin presidencial.

– Në mesin e pjesëmarrësve liderë nga rajoni

Në “Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit” do të marrin pjesë 22 presidentë nga mbarë bota, në mesin e të cilëve nga rajoni do të jenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Maqedonisë Gjeorge Ivanov, i Bullgarisë Rumen Radev, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës Bakir Izetbegoviç, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Gjithashtu pjesë e ceremonisë do të jenë edhe 28 emra të nivelit të lartë si krerë qeveritarë dhe parlamentarë, në mesin e të cilëve do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa pjesë e ceremonisë do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Gremonger, Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Evropian Dimitris Avramopoulos dhe shumë të tjerë./trt

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko