Sport

Në 8 qershor, Florian Marku përballet me serbin Sladan Dragisic

               Publikuar në : 20:29 - 04/06/18 |
Gerta

Në datën 8 Qershor në orën 19:00, si asnjëherë më parë në Shqipëri do të zhvillohet një event i ndeshjeve në kafaz, ose ndryshe MMA.

Kampion bote në KickBox, Florian Marku, tanimë një luftëtar MMA-je me record prej 5 fitoresh nuk njeh asnjë barazim apo humbje në këtë disiplinë, për herë të parë do të përballet përballë publikut shqiptar i cili po e pret me padurim këtë event të tillë.

Marku do të ketë kundërshtar sportisin serb, Sladan Dragisic, një luftues i cili pritet ti nxjerrë jo pak punë kampionati shqiptar. Marku ka zhvilluar një fazë të fortë përgatitore prej më tepër se dy muajsh në Tajlandë dhe vetëm javën e fundit po stërvitet në një nga palestrat e kryeqytetit, për të qënë gati për sfidë ne 8 Qershorit. Synimi kryesor i kampionit shqiptar është pjesmarrja në UFC, Ultimate Fighting Championship përkrah kampionëve me famë botërore në këtë disiplinë sportive.

Përpos takimit të Florian Markut, nata e 8 Qershorit do të rezervoje edhe disa sfida të tjera ku do të perballen sportistë Shqiptarë dhe ndërkombëtar.

Gjithçka është gati dhe pritet vetëm mbrëmja e 8 Qershorit për të rregjistuar një tjetër shifër pozitive në rekordin e Florian Markut.

Prej shumë kohës shqiptarët dhe jo vetëm kanë pasur mundësi të pajisen me biletat e eventit në katër pika të ndryshme në kryeqytetin shqiptar, gjithashtu edhe nëpërmjet pagesës online. Aktualisht biletat e këtij eventi shiten edhe tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi” nga orët e para të mëngjesit deri pasdite./opinion.al

Pas