-Auto Moto, -Teknologji, Metro

Në 2019-ën në Britani autobusët nuk do të kenë shoferë!

Ky është automjeti që lëviz pa shofer. Mbretëria e Bashkuar po planifikon që në vitin 2019 ta vendose në punë këtë autobus, që nëpërmjet 5 kamerave dhe 3 lazerve ka aftësinë të vetëdrejtohet, të shmange pengesat, njerëzit dhe kafshët. Mbretëria e Bashkuar ka investuar 100 milonë paund dhe makina pritet të testohet 3 javët e ardhshme kur me të do udhëtojnë 100 persona.

Pasagjeret do ti japin komandat e tyre nëpërmjet një ekrani që ndodhet pranë vendit ku do ulen. Shkencëtari që po e udhëheq këtë program deklaron se automjetet pa shofer do jenë mundësi shumë e mirë për të afruar qytetarët dhe bizneset që janë në zona të largëta Sipas një sondazhi të kryer në Britani 6 nga 10 persona besojnë se këto automjete me vetëdrejtim do të përmirësojnë jetesën dhe do eliminojnë stresin.

pariz-avtobus

Kujtojmë që qyteti i Parisit prezantoi përpara 3 muajsh në publik testin e autobusit të parë robotik. Në një distancë rrugore prej 130 metrash, midis dy stacioneve të trenit në Paris, autobusi pa shofer është në gjendje të transportojë deri 10 pasagjerë. Në një rutë të përcaktuar autobusi i “mençur” i mbyll dyert, niset vozitë pa asnjë problem dhe arrin deri në destinacionin e duhur, ai madje është në gjendje ta adaptojë shpejtësinë dhe trajektoren, si dhe t’i zbatojë rregullat emergjente në rast të shfaqjes së ndonjë pengese gjatë rrugës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko