-Shëndeti, Metro

Ndryshimet që mund të pësojë zona juaj vaginale pas marrëdhënies seksuale

3b249fb08160d655a60a0ab76a195af7_L

Në ndonjë periudhë kohore, ju mund të vëreni se disa gjëra duken pak më ndryshe…nën pjesën e belit, pasi të keni marrëdhënie seksuale. Pasi ta vëreni këtë, është mëse normale të pyesni veten nëse gjithçka është në rregull, ose në qoftë se ky ndryshim meriton kujdes mjekësor. Këtu nënkuptohet se të gjithë prej nesh dëshirojmë të kemi vagina të shëndetshme, apo jo? Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar përgjigje nga gjinekologë rreth disa ndryshimeve të zakonshme vaginale që femrat përjetojnë pas seksit. Shumica prej ndryshimeve nuk ishin të rrezikshme dhe nuk kishte për çfarë të shqetësohemi, andaj lexoni më poshtë ndryshimet e listuara.

Zona juaj vaginale fryhet (pëson ënjtje)

Fryerja apo ënjtja është me të vërtetë e zakonshme, kjo në fakt, është një shenjë e nxitjes seksuale edhe pas përfundimit të seksit. Strukturat poroze, njëlloj siç ndodh me erektimin mashkullor, edhe tek femrat mbushen me gjak duke krijuar një mbledhje që lirohet më pas me orgazëm, për atë edhe vulva duket e fryrë apo e ënjtur, thekson Maureen Whelihan, gjinekologe në qendrën për shëndetin seksual. Kjo zonë shfryhet vetvetiu , por një kompresë apo pecetë e ngrohtë mund të përshpejtojë gjërat nëqoftëse kjo ju pengon.

Vagina juaj ka ndjesi djegie gjatë urinimit

Pas përfundimit të marrëdhënies suaj, ju mund të ndjeni djegie në vaginë gjatë shkuarjes në banjo. Kjo mund të jetë si pasojë e mikro-abrazioneve që femrat mund të marrin gjatë aktit. Ndoshta mund të jenë qimet publike të partnerit që ju kanë gërvishtur apo çfarëdo lloj arsye tjetër e vrazhdë që ka dëmtuar zonën e lëkurës së ndjeshme, mund të ju shkaktojë djegie. Thjeshtë me një pastrim të lehtë mund ta tejkaloni problemin, mos tentoni ta fshini me diçka, kjo edhe më tej mund të irritojë lëkurën.

Ju keni kruarje

Kruarja vaginale pas aktit mund të jetë shkak i disa gjërave. Mund të jetë irritimi nga fërkimi që keni pasur, ndjeshmëria, apo alergjia ndaj ndonjë lubrifikimi të përdorur, ose thjeshtë materiali i kondomit. Arsyeja e parë nuk është asgjë për t’u shqetësuar sepse gradualisht largohet me kohë. Por, nëse vëreni se ndonjë nga këto arsye tjera ndikon në kruarje, mundohuni t’i shmangni apo thjeshtë bisedoni me gjinekologun tuaj për këshilla të vlefshme.

Ju jeni shumë e thatë

Kjo mund të jetë një shenjë se kurrë nuk përdorni lubrifikim. Nuk ka asnjë arsye pse të mos përdorni lubrifikim, pasi ky gjithnjë i bën gjërat më të rehatshme. Vini re se mund të përdorni lubrifikim edhe pas seksit nëse thatësia është irrituese. Pastrimi i tepruar i vaginës apo fshirja me peceta të lagshta kimike, po ashtu mund të shkaktojë që ky problem të ndodhë.

Natyrisht, kontrolli gjinekologjik, është mëse i nevojshëm për ju. Nëse keni ndonjë problem të vazhdueshëm, apo përjetoni gjakderdhje pas seksit, keni ethe ose urinim të dhimbshëm që vetëm shkon duke u përkeqësuar, atëherë është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko