-Teknologji

Ndryshimet e fundit në Facebook, vendimi që i kushtoi Zuckerbergut 3.3 miliardë dollarë

               Publikuar në : 23:45 - 13/01/18 |
m.b

Vendimi i Mark Zuckerbergut për të vënë në prioritet postimet e familjarëve e shokëve mbi përmbajtjet tjera në murin e Facebookut i ka kushtuar atij një pasuri ‘të vogël’.

Shefi i rrjetit social më të madh në botë ka humbur 3.3 miliardë dollarë të vlerës së tij neto, raporton Bloomberg.

Aksionet e Facebookut kanë rënë për 4.5 për qind të premten, transmeton tch.

Zuckerberg, si pasojë e ndryshimeve, tashmë vlen ‘vetëm’ 72.4 miliardë dollarë.

Tani Zuckerberg renditet i katërti në listën e më të pasurve të botës, pas miliarderit spanjoll Amancio Ortega që renditet në të tretin, Bill Gates në të dytin si dhe shefit të Amazon Jeff Bezos që zë vendin e parë në botë.

Pas