-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Ndërprerja e seancës/ Basha: Sot do denonconim lidhjet personale të Ramës me krimin e organizuar

Lideri demokrat Lulzim Basha ka komentuar atë ç’ka ndodhi sot në parlament, ku seanca u ndërpre pasi opozita bllokoi foltoren. Ai ju lut medias të raportojnë drejt ngjarjen e parlamentit pasi opozita po nxitet për të bllokuar foltoren. Sipas tij nuk ka një skenar të parapërgatitur. “Ne duam të flasim për zgjedhjet, për krimet për lidhjet personale të Ramës me krimin e organizuar, por ata nuk duan debat”, tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës 

Të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse kanë aleancën e Ramës. Opozita është e gatshme ta faktojë para qytetarëve lidhjen e tij personale të Edi Ramës me krimin. Kjo nuk është metaforë.  Ne duam ta ballafaqojmë Ramën me lidhjen e tij personale me krimin. Ballafaqim me fakte. Ai e di këtë se ne e kemi paralajmëruar, ndaj bllokohen seancat nga Gramoz Ruçi.

Çdo media dhe gazetar i ndershëm është i lutur të transmetojë vetëm të vertetën.

Gramoz Ruçi shkeli zbatimin e regullores neni 49 ku thuhet se për procedurë deputeti e merr fjalën menjëherë. Gramoz Ruçi nuk ia dha fjalën Flamur Nokës për procedurë.

Teksa z. Berisha po fliste, ai (Rama) përdori një fjalor të ndyrë që unë smund ti përmend ato fjalë se ka edhe fëmijë në ekrane. Nuk ma lejon edukata ti them… Ka mungesë të theksuar informacioni nga televizionet. Ai përmedi fjalë prej rrugaçi, prej vagabondi. Ndaj iu kërkua Ruçit ti tërhiqte vemendjen Ramës në emrin tonë, por Gramoz Ruçi nuk e lejoi.
/Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko