Kronikë

Ndalohet trafikanti shqiptar, ecte me 70 kg drogë në sediljen e makinës

               Publikuar në : 16:45 - 13/01/18 |
E SH

Policia italiane në Firence ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për trafik droge. Ishin sinjalizimet e investigatorëve italiane ato që vunë në lëvizje policinë pasi u informuan se shqiptari do të udhëtronte drejt jugut të Italisë për të bërë ngarkesën e drogës.

Në automjetin e tij të tipit Renault, 38-vjeçarit ju gjendën 70 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Kjo sasi droge sipas policisë italiane arrinte vlerën  prej 350 mijë euro po të shitej në treg.

Lënda narkotike ishte e konfeksionuar në 4 thasë. Ndaj shqiptarit u lëshua urdhëri i arrestimit me burg dhe automjeti është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane.

 

Pas