2, Kryesore

Ndalohet me dhunë protesta e PD-së në Vlorë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm

Një protestë e Partisë Demokratike ditën e sotme në qytetin e Vlorës kundër trefishimit të çmimit të ujit të pijshëm për qytetarët, nuk ka mundur të realizohet. Sipas demokratëve të Vlorës, përpjekja e tyre është ndalur nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake e qytetit bregdetar.

Demokratët e Vlorës thonë se përmes një baneri levizës, ironizonin kryetarin e Bashkisë Dritan Leli për trefishimin e taksës, në një kohë që zona të shumta të qytetit s’kanë ujë ose furnizohen minimalisht me 1 ose 2 orë ujë në ditë.

Por sipas tyre, “baneri lëvizës u ndalua në mënyrë të dhunshme, dhe u shkatërrua nga Policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës”.

“Policia e pushtetit të kriminalizuar, që nuk siguron rendin publik në pikun e turizmit e që është vënë në shërbim të interesave të trafikut të drogës, zbaton urdhëra antikushtetues duke shoqëruar pa asnjë motiv në polici shoferin e banerit”, thuhet në reagim.

“Ne si opozitë u ngritëm për një të drejtë themelore: ujin! Por Dritan Leli, Edi Rama dhe pushteti i tyre i pangopur kërkon të përfitojë nga çdo gjë. Prandaj sot ata përdorën dhunën që ne të heshtim kundrejt abuzimit me trefishimin çmimin e ujit në Bashkinë Vlorë. Nuk kemi frikë! Asgjë nuk do të na ndalë për të shpërndarë dhe mbrojtur të vërtetën. Vlora dhe gjithë Shqipëria meritojnë një qeverisje të denjë”, tha deputeti Agron Shehaj.

Demokratët thonë se shoferi i banerit lëvizë është shoqëruar në polic, ndërsa shtojnë se do të vijojnë protestat.

“Partia Demokratike dënon ashpër dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit e kthyer në Polici private nga Rama dhe Xhafaj. Dhuna e ushtruar ndaj të drejtës kushtetuese për të protestuar, jo vetëm që është një akt i rëndë dhe antikushtetues por dhe i papranueshëm për demokratët. Protestat nuk do të ndalen as në Vlorë, as në Tiranë dhe as në të gjithë Shqipërinë kundër padrejtësive, grabitjes me ligj të qytetarëve dhe pasurisë së tyre publike”, vijon reagimi.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko