Sport

Ndalet Barcelona në ‘Camp Now’

               Publikuar në : 18:54 - 11/02/18 |
m.b

Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në Camp Now në ndeshjen e sotme ndaj Getafe-s.

Pjesa e parë e takimit nuk dhuroi shumë aksione të rrezikshme për Barcelonën, por gjithsesi ajo e pozicionoi skuadrën e Getafe-s në mbrojtje.

Me fillimin e pjesës së dytë, blaugranat ishin më të vrullshëm. Coutinho rrezikoi portën në minutën e 51’, por portieri i Getafes Guaita ishte i vëmëndshëm. Braziliani tentoi përsëri pas 8 minutash, por përsëri goditja e tij u ndal.

Në minutën e 79’ ishte sulmuesi argjentinas Messi ai që rrezikoi portën, por portieri priti në mënyrë të saktë.

Rasti më i artë për Barcelonën vjen në minutën e parë shtesë nga Suarez, por përseri Guaita pret shkëlqyer duke e çuar topin në këndore.

Barcelona ruan përsëri vendin e parë me 59 pikë, 7 pikë më shumë se Atletiko e vendit të dytë.

Pas