Aktualitet, Kryesore

Ndahet para kohe nga jeta dhjetoristi Altin Qoshja

Ndahet nga jeta para kohe një nga dhjetoristët, firmëtar i krijimit të Partisë Demokratike. Për lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te Altin Qoshes ka reaguar edhe Partia Demokratike me nje mesazh ngushellimi. Mësohet se ai vuante nga nje semundje e rende.

Mesazhi i PD-se

Partia Demokratike shpreh ngushellime te sinqerta per ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit te dhjetorit, qe u shqua mes nesh per kurajon dhe urtesine ne kohe te veshtira.

27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partise Demokratike.

Gjate levizjes studentore, ai u rendit nder te rinjte e pare te cilet kundershtuan regjimin diktatorial dhe deri ne ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte nje nga demokratet me te perkushtuar.

Me dhimbje te thelle, ngushellojme familjen dhe miqte e Altinit!

I paharruar qofte mes nesh!

Lajmi ParaLajmi Pas
©2018 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko