-Kulturë

Ndahet nga jeta shkrimtari Amos Oz në moshën 79-vjeçare

               Publikuar në : 23:03 - 28/12/18 |
rel d

Shkrimtari izraelit, Amos Oz, është ndarë nga jeta nga sëmundja e kancerit në moshën 79 vjeçare, ka njoftuar vajza e tij të premten.

“Faleminderit për të gjithë ata që e kanë dashur”, ka shkruar në Twitter, Fania Oz- Salzberger.

Veprat e Amos Oz janë botuar në 45 gjuhë në 47 vende të botës dhe ka marrë shumë nderime dhe çmime, mes të cilave Legjioni i Nderit të Francës, Çmimi Goethe, Çmimi i Princit të Asturias në Letërsi, Çmimi Heinrich Heine dhe Çmimi i Izraelit.

 

Pas