Aktualitet

Ndahet nga jeta Rushen Golemi, ish deputete e Kuvendit të Shqipërisë

               Publikuar në : 21:39 - 27/02/18 |
rel d

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Tritan Shehu, ish ministër i Shëndetësisë dhe koleg i zonjës Golemi.

Ai shkruan: Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.

Një lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, për te gjithë ne, qe patëm fatin e privilegjin te punojmë me atë ne sallën e operacionit, ambientet spitalore, ditën dhe natën, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje për ndihmën e kirurges se shquar, humane e te pa epur.

Dr. Rusheni, një mjeke e rralle, e pa përsëritshme ndoshta, por dhe një zemër e madhe qe rrahu per Demokraci e Perëndim.

Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atëherë kur duhej përmbysja e te lindte liria.

Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, janë modeli me i mire për këdo qe aspiron te beje diçka te vlefshme ne jete.

I pa harruar do te jete kujtimi i saj.                  

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Pas