-Destinacione, Te Fundit, Të Gjitha, Travel

“National Geographic” artikull për botën nënujore të Shqipërisë, vend i pa eksploruar me thesare të fshehura

Prestigjozja “National Geographic Espana” i ka kushtuar një artikull botës së pasur nënujore të Shqipërisë. Bashkangjitur me disa fotografi, në artikull tregohet për thesaret historike që përmban bota nënujore në Shqipëri. Një vend i pa eksploruar por me pasuri të paçmueshme që prej anijeve romake si edhe atyre të Luftës së dytë botërore.

“Shqipëria ka një prej botëve nënujore më të pa eksploruara. Në nëndetin shqiptar ndodhen anije Romake me dyzina antike si edhe anije të Luftës së dytë botërore.” – kështu e nis artikullin prestigjiozja spanjolle, ku tregon edhe disa prej fotove me reliket e gjetura.

“Shqipëria një vend në detin Adriatik midis Malit të Zi dhe Greqisë, ka një prej brigjeve më pak të eksploruara në botë. Relike të së shkuarës janë të varrosura në ujrat shqiptare. Qypa me vaj dhe verë të cilat ndodheshin në anijet Romake dhe në anijet e Luftës së dytë Botërore janë varrosur aty duke mbajtur histori plotë me heroizëm dhe tradhti. Autoritetet shqiptare janë duke miratuar një legjislacion për mbrojtjen e trashëgimisë nënujore të vendit.

Në brigjet e Sarandës ndodhen të varrosura qypa nga Afrika e Veriut që prej shekullit të 4, të cilat dëshmojnë lidhjet mes detit Adriatik dhe brigjeve të Afrikës. Anijet, ende të dukshme janë shkrirë me dyshemenë e detit, nga ana tjetër mbetjet e anijes italiane MV Probitas që datojnë prej Luftës së Dytë botërore janë ende të ruajtura.

“Fondacioni Nautical RPM, në bashkëpunim me Agjencinë Bregdetare, ka dokumentuar deri tani anijet nga shekulli i 3-të apo i 4-të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore”, thotë Derek Smith, i cili ka punuar për Fondacionin Nautical RPM në bregdetin shqiptar “Në bregdetin e Shqipërisë ka rreth 2,500 ose 2,300 vjet burime kulturore që nuk janë hulumtuar për pjesën më të madhe”- e mbyll artikullin kjo revistë./ Përshtati Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko