-Teknologji

NASA dërgon në hapësirë shishen me spermë

               Publikuar në : 17:23 - 12/04/18 |
rel d

NASA ka dërguar shishe të ngrirë sperme të demit dhe mostra të spermës njerëzore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës si pjesë e një studimi që synon të përcaktojë nëse gjitarët mund të krijojnë në gravitet zero.

Furnizimet e ngrira për eksperimentin, të quajtur Mikro-11, u dërguan në ISS në kapsulën Dragon të SpaceX. Astronautët tani do të shkrijnë mostrat duke përdorur një shpikje kimike unike.

Lëvizjet e spermatozoidit do të monitorohen nga afër dhe do të filmohen ndërsa do të futen në një vezë.

Pas fazës fillestare, mostrat do të përzihen me konservues dhe pastaj do të kthehen në Tokë, ku eksperimenti mund të përfundojë.

“Bazuar në eksperimentet e mëparshme, duket se mungesa e gravitetit lehtëson lëvizjen e spermës“, u tha gazetarëve Fathi Karouia, shkencëtari kryesor për projektin Micro-11 të NASA-s. “Kjo është në përputhje me zbulimet e tjera mbi organizmat e modeleve të ndryshme të cilat kanë treguar se kushtet e mikrogravitetit shkaktojnë rigjenerimin më të shpejtë të qelizave”.

Shkencëtarët zgjodhën të dërgonin spermën e demit dhe spermatozoidet njerëzore, sepse sperma e demit tregon ndryshime të ngjashme në lëvizje dhe tregues të tjerë të pjellorisë si spermatozoidi njerëzor. Megjithatë, spermatozoidi i demit është më i larmishëm në lëvizje dhe pamjen sesa spermatozoidi njerëzor, i cili do t’i lejojë kërkuesit të zbulojnë dallimet delikate në spermatozoidin e të dy llojeve.

“Nuk e dimë ende se sa do të ndikojë shëndeti riprodhues i njeriut në një kohë të gjatë, dhe ky hulumtim do të ishte hapi i parë për të kuptuar qëndrueshmërinë potenciale të riprodhimit në kushtet e reduktuara të gravitetit”, shkruante NASA në një përditësim të fundit.

“Përveç kësaj, një bazë e suksesshme në Hënë ose Mars mund të kërkojë koloni të vetë-përjetësuara të kafshëve dhe bimëve.”

Burimi: OraNews

 

Pas