-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Nard Ndoka: Goditjen partive të vogla ia dha Rama

Kryetari i PDK Nard Ndoka duke folur nga selia e PD pas një takimi të aleatëve Bashën, tha se marrëveshja Rama-Basha ka qenë goditje e fortë për partitë e vogla. Për këtë ai fajësoi më shumë Ramën.

Nard Ndoka: Basha ka qenë i mandatuar nga gjithë koalicioni për marrëveshjen. Ajo që u arrit nuk ishte zgjidhja më e mirë e mundshme por është fakt tashmë dhe nuk zhbëhet. Ne ndodhemi para të papriturës dhe ishte goditje e madhe për pluralizmin politik që mendoj se ka ardhur nga krahu i majtë. Atje me sa duket ka më shumë probleme. për të djathtët do gjendet një zgjidhje. Ngjalat nuk janë të përshtatshme për këtë stinë. Jemi më tepër tek mishi…”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko