-Politikë, Kryesore

Nard Ndoka: E pashmangshme, po shkojmë drejt një bashkëqeverisje Rama-Basha

Kryetari i PDK, Nard Ndoka të enjten ka deklaruar në studion e emisionit 45 minuta në Report TV, se kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama po shkojnë drejt një bashkëqeverisje.

Ndoka tha se Basha është në opozitë dhe çdo avancim në fushën e kundërshtarit është pozitive për të. Ai theksoi se të dy e kanë pranuar që mund të mbështesin një qeverisje të përbashkët.

Sipas tij, një qeveri pa lider në përbërjen e tij s’ka esencë, jemi në kushtet e një emergjence kombëtare për ta pasur një gjë të tillë, një garanci, një proces të qetë për të menduar për reformat që janë shumë të rëndësishme.

Kreu i PDK u shpreh se Rama e ka kuptuar se ka 4 muaj që nuk po tregohet një lider legjitim, akoma nuk ia ka dëgjuar shijen atij timonit të famshëm që e mori vetë, imagjinoni sa dallgë e presin para.

Ndoka: Basha është në opozitë dhe cdo avancim në fushën e kundërshtarit është pozitive për të.

E ka shprehur edhe vete, të dy e kanë pranuar që mund të mbështesin një qeverisje të përbashkët dhe nuk jemi larg asaj dhe këto deklarime të tyre jam përpjekur ti përkthej troc jo si flasin ata me diplomaci dhe lojëra fjalësh. Po shkojmë drejt një qeverie të përbashlët, kjo është e pashmangshme.

Një qeveri pa lider në përbërjen e tij se s’ka esencë, jemi në kushtet e një emergjence kombëtare për ta pasur një gjë të tillë, një garanci, një proces të qetë për të menduar për reformat që janë shumë të rëndësishmëedhe përbën një sakrifice që bëjnë të dy palët në të mirë të vendit, integrimit, dhe disa reforma që kërkojnë një lloj qetësie për ti bërë ato.

Rama e kupton, ka 4 muaj që nuk po tregohet si lider legjitim, akoma nuk ia ka dëgjuar shijen atij timonit të famshëm që e mori vetë imagjioni sa dallgë e presin para, ky është një lider i drobitur që s’mund të përballet me atë eufori që do vijë, edhe vete e ka thene qe do largohem kur ta kuptoj, jo kur te me nxjerrin njerezit nga zyra, Ramës i erdhi dita më shpejt nga sa e kishte menduar. Ata flasin me njeri tjetrin, nuk jane dy lidere qe nuk flasin e nuk takohen, ata flasin ne telefon, jam i sigurt qe kane folur ne telefon, nuk eshte e domosdoshme te takohen fizikisht, eshte me e lehte te takohesh ne Tirane se sa ne Bruksel.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko