-Si u Veshën, Kryesore

Nano dhe Shkullaku thyejnë koloret në studion e ‘Opinion’; ja si u veshën të ftuarit

Emisioni ‘Opinion’ ka pasur edhe gjatë kësaj jave panele të zgjeruara, kjo sepse në fokus kanë qenë temat më sensitive që vinin nga aktualiteti.

Sa i përket paraqitjes së të ftuarve ka patur disa veshje që duket se kanë dalë nga natyra e zakonshme e të ftuarve në ‘Opinion’, ku tashmë është bërë e përhershme të shohësh kostume në ngjyra të errëta apo veshjet serioze dhe kombinimet në ngjyra po të errëta.

Analisti Mustafa Nano herë pas here e thyen atë rutinën e ngjyrave të errëta në studio, duke eksperimentuar në ngjyra të ndezura. Kështu ka bërë edhe këtë herë kur ka ardhur me ngjyra të kuqe në pantallona dhe kollare. Po ashtu me këmishë dhe xhaketë të zezë. Edhe këtë herë Nano ka thyer ngjyrat rutine që jemi mësuar të shohim në ‘Opinion’.

Një tjetër gazetar që e shohim shpesh në studion e ‘Opinion’ është Armand Shkullaku, i cili gjithmonë ka ardhur i veshur në ngjyra të errëta, kostme në ngjyrë të zezë e në disa raste në tonet e blusë së mbyllur, këtë herë ka ardhur edhe ai me një ndryshim, kollare në ngjyrë portokalli. Duket se kjo ngjyrë është rikthyer sërish në tendencë, e po ashtu Shkullakut duket se i shkon forma dhe ngjyra e kollares me formën e fytyrës dhe ngjyrën e lëkurës. Një kombinim që bie goxha në sy.

Nga zotërinjtë e panelit një tjetër veshje që ra në sy ishte ajo e Paskal Milos, kryetari i PDS ka ardhur në ‘Opinion’ me një kostum mes ngjyrave gri dhe asaj të mjaltit, ngjyrë tepër e ëmbël, kombinuar me kollare të zeza me figura në ngjyrë gold dhe këmishë të bardhë. Një kombinim i mirë që i jepte pamje simpatike të historianit Milo.

Një nga zonjat që tërhoqi vëmendje për paraqitjen e saj këtë javë në ‘Opinion’ ishte gazetarja Mirela Milori, e cila u duk tepër elegante me fustan të zi dhe flokët e kapura, grim të lehtë dhe aspak të tepruar.

Më poshtë edhe disa të ftuar të tjerë, jepni edhe ju komentin tuaj për veshjen më të pëlqyer të kësaj jave në Opinion./Gerta Zaimaj-opinion.al

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko