Aktualitet, Editorial, Kryesore, Te Fundit

Myslimanë e të krishterë, së bashku kundër anti-njerëzores

3ABDC805-8EFF-40BE-81AC-42BC6D2F13D8_cx0_cy10_cw0_mw1024_mh1024_s

*Nga Gazmend Aga   

Ne myslimanet shqiptarë ndajmë gëzimet dhe hidherimet me të krishterët vëllezër prej gjaku. Historikisht, urtësia e të parëve tanë ka prevaluar mbi interesat e ngushta dhe nuk është lejuar asnjëherë prishja e një balance të mrekullueshme e mirëkuptimit-empatisë-tolerancës dhe harmonisë mes besimtarëve të komuniteteve fetare të ndryshme.

Megjithatë, sot jetojmë në një kohë kur provokimet janë të mëdha, armiqtë e besimeve janë të shumte dhe urrejtja po gëlon perballë paqes sociale. Detyra jonë është që t’i kundërvihemi këtyre shfaqjeve fillimisht me vepra, duke dashur tjetrin e duke vlerësuar njerëzoren në radhë të parë. E nëse nuk mundemi me vepra dhe sjelljen tonë, ta bëjmë të paktën me shpirt, por të paktën të jemi të vetëdijshëm se shumë gjëra që na i shesin si në emër të besimit, nuk janë prej tij.

Ajo që ndodhi në Egjipt karshi të krishterëve, ajo që po ndodh prej dekadash me myslimanët në Lindjen e Mesme ku po vriten çdo ditë masivisht, ajo që ndodh çdo ditë ndaj xhamiave e kishave nëpër botë, është shfaqja më e trishtë e mungesës së ndjenjave njerëzore.

Ndërkohë që ne si myslimanë, besimtarë të thjesht e qytetarë të lirë, distancohemi nga çdo akt i turpshëm dhune, njëkohësisht i rikujtojmë vetes misionin e përgjegjësisë së madhe që kemi si individë e shoqëri, per t’u lënë trashëgimi paqen dhe harmoninë brezave të mëvonshëm.

Profetët erdhën pikërisht për të shuar urrejtjen dhe ndezur dashurinë ndaj Zotit dhe krijesave të Tij. Sot s’ka më profetë, por pasuesit e tyre duhet të jenë pararojë e misionit profetik: Të jetojnë për të jetësuar…

Ndaj dhimbjen e çdo viktime të pafajshme në botë me çdo mysliman, të krishterë, etj.

*Nenkryetar i Komunitetit Mysliman te Shqiperise

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko