-Sociale, Aktualitet, Te Fundit

Mund të kaloni/ Rifillon qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum, s’ka më rrezik nga shkëmbinjtë

Policia ka dhënë dritën jeshile për rifillimin e qarkullimit në aksin Vlorë – Orikum, ku në zonën e Kalasë u rrëzua një masiv shkëmbor dhe zuri poshtë një makinë të lënduar.

Prej dy orësh ky aks ishte mbyllur nga policia, pasi kishte rrezik për shkëputjen e masivëve të tjerë.

Në vendngjarje mbërritën forcat xheniere, të cilat pasi kqyrën zonën deklaruan se nuk ka më rrezik për rënie shkëmbinjsh.

Policia ndodhet në vendngjarje duke orientuar trafikun. Nga shkëputja e masivit shkëmbor fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko