-Destinacione, -Turizëm, -Vënde për tu parë, Metro, Te Fundit, Travel

Mrekulli në Londër; zbulohet projekti i lulishtes mbi urën e lumit

Një projekt i ri spektakolar pritet të zbatohet në Londër. Bëhet fjalë për projektit e ri të urës “Garden Bridge”, një urë e cila do të jetë vetëm për këmbësorë, ajo do të vendoset mbi lumin Thames, dhe pritet që zyrtarisht të hapet në verën e vitit 2019 dhe do të lidhë veriun dhe jugun e qytetit, nga stacioni i Tempullit në ‘South Bank’, në rrugën që të çon mes urës ‘Blackfriars’ dhe atë të Vaterlosë. Ndryshe nga ura të tjera për këmbësorë, bollëku i gjelbërimit do ta shndërrojë  në një kopsht mbreslënës të varur mbi lumë, sipas të dhënave të projektit aty do të mbillen të paktën 270 pemë.

_82936012_bridge

Ajo do të jetë ndoshta një ndërtesë unike në botë, e cila do të kushtojë 175 milionë paund (225 milionë euro). Ajo do të ketë një sipërfaqe prej 6000 metra katrorë, nga të cilat 2,500 do të jenë të mbuluara me varieteteve të bimëve nga Britania e Madhe, Evropa Veriore dhe pjesë të tjera të botës.

dezeen_Thomas-Heatherwick-reveals-garden-bridge-across-the-Thames_ss1

Ajo që duhet përmendur është se nismëtare e projektit është aktorja dhe aktivistja Joanna Lumley, e cila e ka ëndërruar për herë të parë këtë kopsht të përshtatur në vitin 1998, në nder të Princeshës Diana. Ideja është zhvilluar më vonë nga firma arkitektonike “Heatherëick” dhe projektuesi Dan Pearson.

New garden bridge to link Temple with South Bank by Thomas Heatherwick

Një nga objektivat madhorë të “Garden Bridge Trust”, e cila do të kujdeset edhe për mirëmbajtjen e urës pas ndërtimit të saj, është ai për të inkurajuar aktivitetin fizik, në veçanti duke stimuluar qytetarët  për të ecur çdo ditë. Përveç kësaj, ura do të ketë një ndikim të fortë në komunitet, sikundër edhe për bimët dhe shkurret, të cilat përfaqësojnë një mushkëri të madhe dhe të gjelbër për qytetin, ku do të jetë edhe një seksion i përkushtuar për hortikulturë të përshtatshme për njerëz të të gjitha moshave dhe për ata me aftësi të kufizuara.

garden-bridge-thames-prop-009

Kjo është dëshmia e radhës që konfirmon se Londra është ndër qytetët më të gjelbra në botë dhe po ashtu tregon edhe dashurinë e Londrës për natyrën. Për më tepër, qyteti është i mbushur me parqe dhe kopshte dhe 78% e londinezëve është absolutisht në favor të ndërtimit të këtij “oazi të qetësisë” i vendosur mbi lumin Thames dhe që do të përfitojnë prej saj çdo ditë, nga ora gjashtë e mëngjesit, deri në mesnatë./opinion.al

garden-bridge-river-thames-x101115-520x347

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko