-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Motra e gjyqtares Fildez Hafizi kërkon kujdestarinë e fëmijëve, babi që u vrau nënën nuk e pranon kërkesën

Ka kaluar më shumë se një muaj që prej vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj Fail Kasemi. Pas vdekjes ajo la pas dy fëmijë të mitur, kujdestaria e së cilëve nuk është përcaktuar ende nga Gjykata. Mësohet se kërkesën për të pasur kujdestarinë e tyre e ka bërë motra e së ndjerës Amela Hafizi.

Në gjyqin e zhvilluar ka qënë prezent edhe babai i fëmijëve Fadil Kasemi, ku siç mësohet nuk e ka pranuar kërkesën e ish kunatës së tij.

“Fëmijët s’kanë pse shkojnë tek tezja kur mund të rriten pranë të afërmve të mij”,- mësohet të ketë thënë ai në gjyq.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko