InstaBIZ

Motra e dukeshës së Kembrixhit martohet të shtunën, nisin përgatitjet në oborr

Pippa Middelton, motra e dukeshës së Kembrixhit, princeshës Kate, do të martohet të shtunën me të fejuarin e saj milioner.

James Matthews i propozoi 33-vjeçares Pippa verën e kaluar, ndërsa ishin me pushime në Anglinë veriperëndimore. Pippa ka nisur të shoqërohet me 40-vjeçarin Matthews rreth dy vjet më parë.

Ajo bëri që të gjithë të kthenin sytë drejt saj kur motra e saj Kate u martua me princin William në 2011, pasi kishte veshur një fustan të Aleksander McQueen që nxirrte në pah më së miri hiret e saj.

Që atëherë, ajo pushtoi faqet e revistave rozë në Britani. Në ceremoninë që do të zhvillohet në kishën e Shën Markut në Englefield, afër Bucklebury-t, ku familja Middleton jeton, do të marrin pjesë familjarë të ngushtë dhe miq, përfshirë Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit, por edhe Princin Harry. Princi i vogël George dhe princesha Chalotte, do të jenë shoqëruesit e saj.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko