Kryesore

Moti për sot e nesër: Ndalojnë reshjet, temperaturat mbeten të ulëta


               Publikuar në : 09:05 - 11/01/19 |
b.f

Sot moti do të fillojë të përmirësohet, vranësirat dhe reshjet e shiut do të mbeten të pakta dhe reshjet e borës do të humbasin intesitetin. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -4/2°C
Zonat e ulëta 1/10°C
Zonat bregdetare 3/12°C

E Shtunë 12 Janar 2019- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shoqëruar me mjegull përgjatë luginave të lumenjve. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në të dyja vlerat.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -10/-1°C
Zonat e ulëta -3/9°C
Zonat bregdetare 1/10°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Pas