Sociale

Moti i keq/ Vështirësi në rrugën e Kombit, mjetet të bllokuara

               Publikuar në : 17:43 - 09/01/19 |
rel d

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë ditës së sotme në Rrugën e Kombit kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Qytetarë të rastit, që iu ka rënë rruga të kalojnë nga ky aks i rëndësishëm, raportojnë në Opinion.al se, veçanërisht në pjesën Rrëshen-Kalimash rruga është tërësisht e bllokuar dhe e papastruar.

Raportohet gjithashtu për disa automjete dhe kamionë të ngecur, duke bllokuar kështu tërësisht lëvizjen e mjeteve nga të dyja krahët.

Pavarësisht situatës së krijuar në rrugën e Kombit, ARRSH ka bërë me dije se të gjitha akset kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të Tepelenë–Gjirokastër.

Duke shtuar se firmat e mirëmbajtjes po punojnë intesivisht me borëpastruese e trajtim me kripë për pastrimin total të këtyre segmenteve.

 

 

 

Pas