2

“Mostrat u morën në prani të Prokurorisë”. Bardhi-Kukos: Po mashtron

               Publikuar në : 21:57 - 11/10/18 |
Gerta

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, ka deklaruar se marrja e mostrave të zërit të video-përgjimit të vëllait të Fatmir Xhafës në laborator është bërë në prani të Prokurorisë. Por kjo u kundërshtua nga ish ministri i Drejtësisë  Gazmend Bardhi i cili ka thënë se Kuko është duke mashtruar, pasi mostrat nuk janë marrë në prani të Prokurorisë, por vetëm nga Ministri e Brendshme.

Kuko: Laboratori merr urdhra nga Prokuroria. Nëse flasim për rrugë institucionale ky është i vetmi laborator që merret me mostrat e zërit. Marrja e mostrës është bërë në prani të Prokurorisë.

 Bardhi: Mashtrim, ky është mashtrim, po mashtroni qytetarët. Laboratori i ka marrë mostrat pa praninë e Prokurorisë./Opinion.al

Pas