-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

‘Mosmirënjohës’, incidente në takimin e grupit anti-Basha në Korçë

Është pritur me pankarta dhe incidente ne Korçë grupi anti-Basha me Astrit Patozin, Ridvan Boden,  Eleina Qiricin dhe Gjergji Papa.

Jashtë dhe brenda sallës ku po zhvillohet takimi demokratët i kanë pritur deputetët me pankarta ku shkruhej “Mosmirënjohës”, “Të shitur”, “Bukëshkalë”.

“Panorama” ka mësuar edhe në sallë demokratët i kanë thënë Patozit dhe Bodës: “…përse kur paskeni para’, kohë, ambicie politike dhe iu dashkan ende njerëzit, nuk ju pamë asnjë ditë në fushatë por paratë që bëtë nga djersa jonë po i përdorni sot për të ndihmuar Ramën.

Grupi i demokratëve kundër Lulzim Bashës të cilët kanë nisur një lëvizje të re brenda PD kanë vijuar takimet me anëtarë dhe simpatizantë të PD në qytetin e Korçës. Gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi tha se nga Korça shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.

“Nëse nisma jonë do kishte një emër që do i vendosnim nismës tonë do ishte Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike dhe këtë po e them për herë të parë në Korcë. Ne jemi të gjithë bashkë dhe kjo është PD që nuk pranon mosmbajtejen e përgjegjësisë dhe mospasjen e një gare të dretjë. Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e PS, pasi Lulzim Basha është njëri prej nesh dhe jemi gati të punojmë edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekur”- tha ai

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko