1

Mosdekretimi i Lleshit/ Meta: Amatorë e diletantë, lexoni Kushtetutën

               Publikuar në : 09:53 - 09/11/18 |
ri.de.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar personalisht për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. I pyteur nga gazetarët ai tha se ftoj diletantët dhe amatorët të lexojnë kushtetutën.

“Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit”, tha Meta në një prononcim për gazetarët.

“Dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal. Në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite, që presidenti mund të kthejë mbrapa një propozim. Unë kam një pyetje tjetër, A mundet Parlamenti të kthejë mbrapa dekretin e presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën. Kështu që më lini të bëj detyrën time, me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë. Unë jam mjaft i lidhur me parlamentin dhe i zgjedhur nga parlamenti. Parlamenti për mua është gjithçka”, tha Meta.

Video: Deklarata e Metës

Pas