-Teknologji

Mos publikoni datën e lindjes në rrjetet sociale, ja ç’mund t’ju ndodhë

               Publikuar në : 18:42 - 14/09/18 |
Gerta

Prania e rrjeteve sociale, por edhe e platformave të ndryshme të komunikimit online në jetën tonë është kthyer tashmë në një domosdoshmëri. Kjo është një nevojë pa të cilën njeriu modern i 2018-ës nuk mund të bëjë dot. Përveç se kanë ndryshuar totalisht mënyrat e komunikimit, ato janë kthyer gjithashtu në burimin më të shpejtë të lajmit. Jo vetëm lajme por edhe burime informacionesh të ndryshme.

Përse nuk duhet të vendosni ditëlindjet?

Megjithatë, publikimi i disa informacioneve, nganjëherë edhe i rrezikshëm. Data e plotë e lindjes tuaj është një fakt që nuk duhet që të publikohet në këto rrjete sociale.

Kjo këshillohet për arsye se shumë njerëz ende e përdorin ditëlindjen për fjalëkalime për kartela të bankës apo raste të tjera. Hackers-at e dinë tashmë këtë gjë, dhe nganjëherë nuk u duhet mund i madh që t’u gjejnë gjëra personale, e t’i keqpërdorin ato./opinion.al

Pas