-Teknologji

Mos i bëni kurrë këto gjëra në Instagram dhe Snapchat!

Është e pamendueshme jeta pa rrjetet sociale në vitin 2018, ndaj nëse nuk doni t’ju mohohet përdorimi, nuk duhet t’i bëni disa gjëra.

  1. Për Snapchat, aplikacionet e jashtme që ju lejojnë të bëni screenshot postimet e të tjerëve janë një JO e madhe. Hakerat mund të hyjnë te këto aplikacione dhe të marrin foto private. Nëse Snapchat nuk e lejon, nuk duhet ta bëni as ju.
  2. Në Tinder nuk mund të shkruani në profilin tuaj që kërkoni para, as për shaka. Kompania nuk dëshiron që ju të ofroni shërbime në këmbim të parave.
  3. Pavarësisht protestave dhe levizjes “free the nipple” nuditeti nuk lejohet në Instagram. Aplikacioni pranon vetën fotot e nënave që ushqejnë me gji dhe nuditetin në piktura.
  4. Po krijoni shumë miqësi në Snapchat? Atëherë bëni mirë të verifikoni emailin dhe numrin e telefonit sepse aplikacioni mund të mendojë që jeni spam dhe do t’ju bllokojë llogarinë.
  5. Nuk duhet në asnjë mënyrë të vesh përfund demokracinë apo të mbështesësh politika naziste. Facebook do t’jua mbyllë llogarinë mënjëherë, sidomos tani pas skandalit të zgjedhjeve të vitit 2016 ku kompania u detyrua të përforcojë politikat./Opinion.al
Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko