Travel

Mos i bëni kurrë këto gjëra kur vizitoni këto vende!

Nëse po planifikoni të vizitoni një vend, duhet të paketoni rrobat e duhura për motin, karikuesin e celularin dhe disa njohuri që të mos i fyeni aksidentalisht vendasit. Ndaj që të mos vriteni, burgoseni apo t’ju ndalohet hyrja, mbani shënim:

Norvegji

Mos ia ngulni sytë njerëzve lakuriq. Norvegjesët nuk kanë kompleks për nuditetin dhe ndihen shumë mirë me veten e tyre, por nëse sheh një burrë apo grua norvegjeze duke u ndërruar në banjo publike, nuk është mirë t’ja ngulni sytë.

 

Rusi   

Mos dhuroni lule në numër çift. Ky është një gjest i rezervuar për të vdekurit. Nëse do të dhuroni një buqetë për një njeri të gjallë, duhet t’i jepni një, tre, pesë ose shtatë lule.

Japoni

Mos konsumoni ushqim kur jeni duke ecur. Është e pasjellshme. Gjithashtu, mos lini bakshish. Nuk është pjesë e kulturës dhe njerëzit do t’ju ndjekin në rrugë që t’ju kthejnë paratë.

Kroaci

Mos ngrini gishtin e madh, tregues dhe të mesit në të njëjtën kohë. Ky gjest njihet si “Përshëndetja Serbe Me Tre Gishta”, dhe nuk është mirë t’ju ngatërrojnë më një serb nacionalist në Kroaci.

Zelanda e Re

Mos u çudisni nëse shihni njerëz duke ecur zbathur në rrugë. Është e zakonshme për Kiwit që ecin pa këpucë dhe ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, nuk i nxjerrin jashtë kur hyjnë në vende të ndryshme.

Turqi

Mos bëni shenjën që në shumë vende njihet si “OK” me gishta. Në Turqi është tmerrësisht fyese.

Indi

Mos u puthni në publik. Mund të arrestoheni për “veprime të turpshme”./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko