Aktualitet

Morët përgjigje pozitive nga lotaria amerikane? Ndryshojnë procedura, ja si duhet të veproni

Të gjithë ata që morën një përgjigje pozitive të Lotarisë Amerikane duhet të dinë se disa procedura kanë ndryshuar. Informacioni lidhur me statusin e aplikimeve për lotarisë amerikane (Diversity visa E-DV) në web, është rinovuar me qëllim për të informuar aplikuesit nëse janë përzgjedhur ose jo. Për të parë statusin, ju duhet të fusni numrin tuaj konfirmues që përftuat kur dorëzuat në internet aplikimin për lotarinë. Nëse jeni zgjedhur, (selected) atëhere kaloni në faqen e konfirmuese ku do të gjeni udhëzime të reja përfshirë këtu edhe tarifat që lidhen me emigrimin në SHBA. Departamenti i shtetit nuk u dërgon me postë, apo njofton të zgjedhurit(selectees) me e-mail. Ambasada amerikane ose konsulata nuk do të shpallë përmes ndonjë liste emrat e atyre që janë zgjedhur. Individët që nuk janë zgjedhur do të njoftohen gjithashtu vetëm përmes Entrant status Check. Aplikanti kryesor dhe të gjithë anëtarët e familjes që aplikojnë për vizë në programin DV-2019, duhet të plotësojnë Formularin DS-260. Ju duhet të fusni numrin tuaj në formularin DS-260 në internet për të aksesuar informacionin për veten dhe familjen që keni përfshirë në aplikimin për otari. Në faqen Sign and Submit , të DS-260, do t’ju duhet të futni përsëri numrin e rastit tuaj të DV, pa zerot. Pas dorëzimit të Formularit DS-260 në internet, printoni faqen e konfirmimit. Ju duhet ta sillni këtë faqe në intervistën për vizë. Pasi jeni njoftuar për datën e intervistës do të ndiqni paraprakisht këto hapa të rëndësishme: Shqyrtoni me kujdes informacionin tuaj në Entrant status Check në web e E-DV, duke shënuar datën, kohën dhe vendndodhjen e intervistës për vizën tuaj të emigrantit. Udhëzimet për Ambasadën e SHBA në Tiranë, mund të gjenden në këtë adrese nternetihttps://travel.state.gov/content/dam/visas/iv-dv-supplemental/TIA_Tirana.pdf

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko