-Politikë, 2, Kryesore

Monika Kryemadhi: Marrëveshja e detit me Greqinë duhet të bëhet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një konference që po realizon me gazetarët nga selia e LSI deklaroi se në mos sot neser negociatat me Greqinë do të hapen dhe marrëveshja do të nënshkruhet.

“Çështja e detit duhet të përfundojë dhe shanset janë që të bëhet shpejt. E rëndësishme është që ne (Shqipëria) të jemi të drejpërdrejtë dhe mos të futemi në negociata me ndjenja inferioriteti. Unë s’jam eksperte është kompasi. Kjo është çështje hartash, s’kam bërë shkollë për këtë punë. Por në gjithë këto vite në politikë kam kuptuar se mosshkelja e ligjit dhe qenia transparent të shpëtojnë kokën dhe dinjitetin. Ata që do të jenë në negociata kanë detyrim moral ndaj Kushtetutës. Shqipëria është një komb që ka vuajtur dhe shpresoj që të mos vuajë më.

“Nuk mendoj se është problem Meçollari apo lobimi i PD në SHBA, problem janë familjet e varfëra dhe këtu duhet të fokusohemi”, tha ndër të tjera znj. Kryemadhi.

Më tej u pyet edhe për zgjedhjet lokale që mbahen vitin tjetër dhe ajo deklaroi se nuk është çështje programi politik por individësh. Pra do garojnë kandidatët dhe në këtë kuadër Kryemadhi tha se LSI do të kete kandidatët e saj për bashkitë dhe këshillat bashkiakë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko