InstaBIZ

Monica Belluci në rolin e Tina Modottit: E kam dashur prej vitesh

Monica Bellucci do të veshë petkun e Tina Modottit, fotografes revolucionare komuniste të viteve 20-30 në një serial të shkurtër ndërkombëtar.

Nën drejtimin e regjisorit Edoardo De Angelis, filmi do të quhet “Radical Eye: The Life and Time of Tina Modotti”. Lajmi ishte ekskluziv i revistës “Variety”, e cila ka publikuar edhe një foto të Belucit ne rolin e feministes.

Modotti lindi në Udine në Itali në 1896. Në 1913 emigroi në Shtetet e Bashkuara, debutoi në filma të ndryshëm pa zë. Por famën e pati në Europë dhe Meksikë në vitet ‘30 falë fotografive si aktiviste politike.

Vetë Monica Belluci është shprehur se këtë rol e ka dashur prej vitesh.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko