-Ekonomi, Aktualitet, Te Fundit

Monedha amerikane arrin në nivelet më të ulëta të saj

Monedha amerikane ka arritur në nivelet më të ulëta të saj që prej viti 2014-të në tregun e këmbimit valutor vendas. Një dollar sot këmbehet me 110 lekë, duke rënë ndjeshëm që nga fillimi i vitit, ku vlera e tij koutohej 130 lekë.

Monedha ka rritur pasiguritë në tregjet ndërkombëtare për shkak të dëmeve natyrore që po ndodhin në Shtetet e Bashkuara nga uragani “Irma” dhe tensionet me Korenë e Veriut, e cila ka paralajmëruar testimin e bombës me hidrogjen.

Në bursa monedha amerikane është zhvlerësuar që me 10%, ndërsa tregtarët vlerësojnë që ka që prej vitit 2011-të që nuk është parë një rënie e tillë, e cila po zgjat një javë rresht.

Reflektimi ka ndodhur edhe në Shqipëri. Tashmë është momenti për të blerë mallra në dollarë. Kreditë në këtë monedhë janë më të lira, e po ashtu efekti pritet të jepet edhe në çmimin e naftës, lënda e parë e të cilës bëhet në monedhën jeshile.

Kursi i këmbimit këtë vit ka lehtësuar edhe borxhin e Sovran, i cili është bërë më i lirë. Pjesa më e mirë e tij është investuar në dollarë dhe euro, ndërsa buxheti kurseu nga interesat e borxhit gjysmën e parë të vitit 30 milionë dollarë.

Tv Klan

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko