-Kronikë, Metro, Te Fundit, Video

Momente paniku/ Makina e mbuluar nga flakët, dyert nuk hapen!

Janë pamje të denja për një film aksion, por fatkeqësisht është një ngjarje reale që ka ndodhur së fundmi në Baku të Azerbajxhanit.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe menjëherë shpërthyen zjarri. Tre persona ndodhen në automjetin e parë, të cilët tentojnë të dalin nga makina, por dyert e saj nuk hapen.

Disa persona afrohen menjëherë dhe njëri prej tyre thyen xhamin e shoferit dhe arrin ta nxjerrë atë nga automjeti pa u lënduar. Ndërsa edhe dy pasagjerët fatmirësisht nxirren nga të tjerë persona në anën tjetër të makinës.
Por situata duket se ka qenë më e rëndë për një person në automjetin tjetër, i cili nxirret pa ndjenja. Megjithatë nuk ka informacionin nëse ka pasur viktima në këtë aksident të tmerrshëm në Azerbajxhan.

E gjithë skena është filmuar dhe menjëherë video është shpërndarë me shpejtësi në internet.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko