-Teknologji, Galeri

Momente argëtuese të njerëzve që kanë ngatërruar Google me Facebook

Të lundrosh në internet kur je rritur në një kohë pa kompjutera është e vështirë. Qoftë edhe nje kërkim i thjeshtë në Google mund të bëhet irritues.

Një faqe joaktive në Facebook që quhet Google Search App ka ngatërruar me dhjetëra të moshuar dhe përdorues të rinj të Facebook. Këta persona kanë menduar se kjo faqe është Google i vërtetë dhe kanë postuar shqetësimet dhe pyetjet e tyre në faqen kryesore të kësaj llogarie.

Të mërzit fakti që këta njerëz kanë probleme me përdorimin e internetit, por është edhe argëtuese njëkohësisht. Për fatin e tyre të keq, ata kanë shkruar gjëra shumë private dhe të sikletshme që mund t’i shohin të gjithë.

Dikush dëshiron të dijë se ç’sëmundje shkakton kruarje në anus, dikush tjetër të dijë moshën e Clint Eastwood. Një tjetër dëshiron të dëgjojë muzikë në Youtube por është komplet në vendin e gabuar. Ka edhe nga ata që janë zemër mirë dhe u kthejnë përgjigje në komente kërkesave të këtyre përdoruesve fatkeqë./ opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko