InstaBIZ

Moderatorja shqiptare nostalgjike për fëmijërinë: Të varfër por të lumtur

               Publikuar në : 14:25 - 11/01/19 |
el ida

“1 shtator 1983 dita e parë e klasës së parë. Flokët sikur m`i kanë prerë me tas, fustani me copën që kishte tepruar nga perdet (edhe pse qëndisur mjeshtërisht nga motra) dhe duke përqafuar lulen e duke buzëqeshur gjasme se kështu më tha xhaxhi fotografi. E megjithatë, edhe pse të varfër, më ka marrë malli për atë fëmijëri të pastër e të vërtetë”.

Këto janë “ankesat” e Hygerta Sakos, teksa ka ndarë një foto me ndjekësit e saj kur ishte vetëm në klasë të parë. Mesa duket edhe moderatoja e njohur bën pjesë tek ai grup njerëzish, që janë shumë kritikë ndaj vetes, sidomos kur bëhet fjalë për fotot e fëmijërisë bardh e zi. Ndonëse pas tyre, të gjithë biem dakord se fshihen kujtimet më të bukura!

Pas