InstaBIZ

Modelja që çoi Cardi B në divorc: Nuk e dija që martesa juaj ishte serioze

               Publikuar në : 16:04 - 06/12/18 |
el ida

Ditën e djeshme reperja e famshme Cardi B njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj Offset janë drejt ndarjes vetëm 1 vit pas martese. Dhe pavarësisht deklaratës së reperes, e cila foli me respekt për ish- bashkëshortin duke thënë se ata u rritën bashkë dhe do të mbeten miq të mirë, komentet për ndarjen e tyre janë të shumta.

Dhe sipas thashethemeve ka qënë një person i tretë që ka hyrë në mes të çiftit të famshëm. Bëhet fjalë për modelen Summer Bunni. Ajo ka reaguar mbi lajmin përmes një postimi në Instagram.

“Mirëmëngjesi, një letër e shpejtë për fansat, ndjekësit dhe mediat sociale. Gjatë 48 orëve të fundit nuk më kanë pëlqer ngjarjet e ndodhura në mediat sociale. Jo vetëm se janë të kota, por është poshtëruese. Gjithmonë do t’i pranoj gabimet e mia dhe në këtë situatë e pranoj.

Të shof dhimbjen e një gruaje tjetër nuk më sjell gëzim. Dhe nuk mendoj se është argëtuese. Unë gjithmonë kam qënë për suportin e femrave ndaj njëra-tjetrës, por në këtë situatë nuk dështova vetëm unë, por dhe të tjerët.

Unë hoqa dorë nga situata për një arsye. Kjo nuk është një letër simpatie. Por për të bërë me dije të gjithë ata që kanë pyetje” – shkruan modelja në Instagram.

Bunni gjithashtu tha për “TMZ” se ajo nuk është ngatërruar më me Offset që pas lindjes së vajzës dhe ndihej e turpëruar pasi nuk e dinte se martesa e tij ishte kaq serioze.

Nga ana tjetër Cardi B dhe Offset nuk kanë reaguar ndaj deklaratave të saj, por i janë përkushtuar të bijës Kulture.

Pas