InstaBIZ

Modelja 18-vjeçare ra nga kati i 14 i pallatit, familja: E vranë!

Familja e një modeleje 18-vjeçare holandeze, e cila ra nga kati i 14 i një pallati në Kuala Lumpur duke humbur jetën, kanë reaguar duke thënë se vajza e tyre është vrarë.

Ivana Smit, e cila do të merrte pjesë në “Next Top Model” të Belgjikës u gjet e vdekur, pa rroba, teksa kishte rënë nga pallati në dhjetorin e vitit të kaluar.

Policia malajziane e klasifikoi tragjedinë si vdekje e papritur, aksident ose vetëvrasje.

Por së fundmi, ka reaguar familja e 18-vjeçares duke pretenduar se ajo është vrarë. Xhaxhai i modeljes është shprehur: “Ajo kishte botën në këmbët e saj. Ne nuk besojmë se ajo ka vrarë veten apo vdiq si pasojë e një aksidenti. Ajo na kishte premtuar se do të ishte në Belgjikë në finalen e “Next Top Model”, por u kthye në arkivol”.

Familja tashmë ka angazhuar një ish-detektiv policie për të hetuar vdekjen e modeles.

Ivana e kaloi natën me manjatin amerikan Alex Johnson, 44 vjeç dhe bashkëshorten e tij Luna, 31 vjeç. “Daily Mail” shkruan se të tre e njohin njëri-tjetrin dhe kanë kaluar një natë intime së bashku teksa ishin të alkoolizuar.

Ndërkohë, në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, teksa ishin duke u futur në ashensor, 18-vjeçarja duket në gjendje të dehur.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko