Bota

Mobilozhet ushtria/ Frikë pasi Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

               Publikuar në : 13:09 - 07/12/17 |
ri.de.

Ushtria izraelite njoftoi sot se do të dislokonte një arsenal shtesë në Cisjordani, territor palestinez i pushtuar, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Një zëdhënëse e ushtrisë njoftoi dërgimin e batalioneve shtesë në Cisjordani.

Ajo shtoi se forca të tjera po përgatiten për të ndërhyrë, ndërsa njoftimi i Trump ngjall frikën e akteve të dhunës.

Zëdhënësja nuk specifikoi numrin e saktë të efektivëve të përfshirë në operacionin ushtarak.

Pas