InstaBIZ

Mjeku: Kim po e tepron! Nuk kryhen marrëdhënie 15 herë në ditë

Mjeku personal i Kim Kardashian mësohet të ketë thënë se ajo po kryen më shumë seks sa është normale. Ylli televiziv dhe bashkëshorti Kanye West kohët e fundit po përpiqen që të bëjnë një tjetër fëmijë, ndaj siç kanë deklaruar ata vetë, kryejnë marrëdhënie seksuale mbi 15 herë në ditë.

Por duke folur për portalin “ENews”, 34 – vjeçarja tha se specialistët e kanë këshilluar të kryejë më pak marrëdhënie, pasi mund të jetë duke ulur shanset për të mbetur shtatzënë.

“Mjeku mendon se po bëj më shumë seks se që duhet. Ai më tha se një herë e vetme seks në ditë ka më shumë mundësi që të mbetem shtatzënë, kështu që po provojmë gjithçka”, deklaroi Kim Kardashian.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko