Aktualitet

Mjeku i “Koço Gliozhenit” i përgjigjet akuzave të deputetit të PD-së: Kjo është arsyeja e vërtetë e vdekjeve të fëmijëve

               Publikuar në : 12:32 - 12/01/18 |
E SH

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia me anë të një statusi denoncoi vdekjen e 10 fëmijëve që prej fillimit të muajit janar në maternitetin “Koço Gliozheni”. Sipas Spahia-j, shkak për këto vdekje ishte mungesa e inkubatorëve dhe oksigjenit. Por mjeku i këtij spitali, Agron Delilaj i ka kthyer një përgjigje deputetit, duke treguar shkakun e vërtetë të vdekjes së këtyre foshnjave. Ai i bën thirrje Spahia-j të mos përhap panik te qytetarët duke treguar se vdekja ka ardhur si pasojë e problemeve të fëmijëve, të cilat ishin të pamundura të trajtoheshin edhe në klinikat më të mira ndërkombëtare.

Reagimi i plotë:

“Zoti Spahija përpara se të përhapni panik të pakuptimte te popullata për përfitime të ulëta, në radhe të parë duhet të jeni njeri, pastaj mjek që të ju e vë në dyshim se jeni. Ju doktor i madh çfarë do ti bënit një polianomalie kongenitale të ardhur nga Saranda, një bebi të lindur në Fier me anomali kardiake, një fetusi në një barrë gemelare me transfuzion feto-fetal, një barrë gemelare nga Rrogozhina 26 javë, apo tjetra po 26 javë nga Librazhdi. Doktor, një këshillë si koleg, bëhu me serioz dhe mos hap panik të kotë kur këto raste janë të pashpresa dhe në klinikat më të mira ndërkombëtare”, shprehet mjeku Agron Delilaj.

Kujtojmë edhe njëherë denoncim e deputetit të PD-së ditën e djeshme Bardh Spahia.

Denoncimi i Bardh Spahisë:

Janë gjithsej 13 burime oksigjeni për 19 femijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë. Për 30 orë si pasoje e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast në ditë.

Kur situata paraqitet e tillë në Tirane, shkruan deputeti demokrat, as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe. Për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shendetësisë. Papërgjegjshmeria e atyre që drejtojnë shendetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jeten e foshnjave dhe nënave. Ndërkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremëngjes nga mega vila e tij në Surrel.

Pas