Aktualitet

Mjekët: Mosha 24-javëshe e trenjakëve, e papajtueshme me jetën

               Publikuar në : 14:55 - 07/12/18 |
el ida

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku një grua ka humbur tre fëmijët që priste të sillte në jetë. Gruaja shtatzënë, E. Rexhepi kishte ardhur nga fshatrat për të lindur në spitalin e Bulqizës. Lidhur me ngjarjen në fjalë ka reaguar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në spitalin e Bulqizës, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

Nëna me inicialet E.R. 31 vjeç është paraqitur në spitalin e Bulqizës në orën 12:00 të ditës së sotme. Nëna e re është asistuar për lindjen e trenjakëve me moshë barre të parakohëshme 24 javëshe. 31-vjeçarja është asistuar për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithshëm Fatos Hoxha dhe dy mami të maternitetit të Bulqizës.

Për shkak të komplikacioneve, menjëherë është njoftuar ekipi i urgjencës kombëtare mjekësore dhe është nisur nga Tirana një ekip i specializuar nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” me helikopterin e Urgjencës Kombëtare.

Brenda 20 minutash, helikopteri me ekipin e specializuar nga Tirana ka mbërritur në spitalin e Bulqizës. Mjekët e specializuar të maternitetit të Tiranës kanë asistuar dy lindjet e tjera dhe kanë shpëtuar nënën e re, e cila rrezikonte jetën.

Për shkak të moshës së vogël të barrës (24 javë është e papajtueshme me jetën), trenjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa nëna tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në këto momente është nën kujdesin e mjekëve.

Pas