Metro

Mister, u mbyt rreth 1 vit më parë, gruaja gjendet e gjallë në mes të plazhit

Një grua indoneziane e shpallur e humbur më shumë se një vit më parë, pasi u zhduk nga një dallgë e madhe, është gjetur.

Ajo u gjet në të njëjtin plazh dhe e veshur me të njëjtat rroba që kishte veshur në ditën kur ndodhi incidenti.

52-vjeçarja Nining Sunarsih ishte me pushime në Sukabumi, West Java, kur u ‘rrëmbye’ nga një valë e fortë në Citepus Beach.

Në atë kohë, dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan një grua duke bërtitur dhe duke tundur dorën për ndihmë, por ishin shumë të frikësuar për të shkuar në ndihmë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit nuk gjetën ndonjë shenjë të saj deri një javë pas zhdukjes tragjike kur u zbulua një trup i vdekur në zonë.

Policia i kërkoi famijes së saj që të identifikonte trupin, dhe megjithëse thuhet se ishte në gjendje shumë të keqe, të afërmit e saj ishin të bindur se nuk ishte ajo, sepse nuk kishte një shenjë dalluese në bark, dhe thonjtë dukeshin shumë ndryshe.

Pas analizave të AND-së u konfirmua se gruaja e gjetur nuk ishte Sunarsih.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan por nuk u gjet ndaj policia e shpalli të vdekur.

Familja e saj kurrë nuk pranoi idenë se kishte vdekur dhe besonte se ishte ende gjallë. Xhaxhai i 52-vjeçares raportohet se kishte parë një ëndërr, ku Sunarsih i thoshte që duhet të shkonte ta kërkonte në plazh afër vendit ku ishte zhdukur më shumë se një vit më parë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko