-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Miratohet! Ja sa vota mori në Kuvend programi qeverisës “Rama II”

Programi qeverisës i Edi Ramës dhe kabinetit të tij i miratua nga parlamenti mëngjesin e së mërkurës pas një seancë maratonë që zgjati 20 orë. Për programin e qeverisë dhe kabinetin e ri votuan pro 78 deputetë dhe kundër 51. Ndërsa 7 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci pasi lexoi emrat e rinj te ministrave hapi votimin.
Pas miratimit në Kuvend, qeveria Rama II pritet të betohet sot tek Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Në fjalimin e tij kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e quajti programin e qeverisë “fletushkë”.

“Fletushka e programit që shpërndave para disa ditësh ka vetëm 25 faqe, nga atë cilat 7, apo 30 për qind e dokumentit janë kopertona titujsh, 3 faqe i përkasin arritjeve imagjinare të qeverisë ‘Rama 1’ dhe vetëm 15 faqe i përkasin programit të qeverisë, gjysmën e së cilës e kanë zënë titujt e mëdhenj…Ky është programi që ti ke paraqitur, në fakt nuk është program, është një dokument pa asnjë përmbajtje, pa asnjë analizë dhe pa asnjë argumentim”, tha Basha.

Kundër kabinetit të ri qeveritar dhe programit u shprehën edhe deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti e cila qeverisi me PS-në përgjatë katër viteve të kaluara./Opinion.al

Lexo programin e qeverisë Rama II të plotë:
PROGRAMI-FINAL-PRINT-DIELE

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko