-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Ministrja teknike Xhuljeta Kërtusha nuk i shpëton dot tundimit për të firmosur një tender

Edi Rama kishte deklaruar se ministrat teknike janë vetëm kujdestarë për procesin e zgjedhjeve dhe do të shkarkohen menjëherë pas zgjedhjeve. Po kështu në VKM për task-force thuhet qartë se ministrat teknikë nuk duhet të firmosin tendera gjatë fushatës. Duket se tundimit për të mbyllur detyrën pa firmosur një tender, nuk i ka shpëtuar ministrja teknike e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha.

Ajo ka nënshkruar tenderin për rikonstruksionin e shtëpisë të moshuarve në Shkodër, me vlerë totale 76 milionë lekë. Tenderi i është dhënë Xhavit Ismailit, vëllai i Fiqiri Ismailit kryetar i Bashkisë së Vorës.

Shqiptarja.com ka publikuar kontratën e nënshkruar më datë 9 qershor mes Ministrisë së Mirqënies Sociale dhe Alba Konstruksion shkp, e përfaqësuar nga Xhavit Ismaili, Administrator i shoqërisë tashmë të quajtur “Kontraktuesi”. Sipas kësaj kontrate “Alba konstusion do të bëjë rikonstruksionin e “Shtëpisë së moshuarve në Shkodër faza II”. Vlera e kësaj kontrate është 72. 5 milion pa TVSH ose afro 87 milionë lekë me TVSH.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko