-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Ministri serb i Tregtisë: Turqia tashmë është me ne

Nëse dikur Turqia e Recep Tayyip Erdogan konsideronte partner kryesor të saj në Ballkan shqiptarët, Kosovën dhe Shqipërinë, me vizitën e fundit të presidentit turk në Beograd, duket se ky raport ka ndryshuar. Deklarata është bërë nga ministri serb i tregtisë Rasim Lajic në një intervistë për mediat vendase.

Gjatë vizitës së tij në Beograd presidenti turk Erdoan shoqërohej nga rreth 180 biznesmenë, dhe nënshkroi shumë marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë edhe ato në fushën ekonomike.
Sipas Lajic marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe shqipërinë kanë ndryshuar në mënyrë dramatike pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në vend.

Lajic theksoi se Vucic në atë kohë ishte ndër të parët që foli plër situatën duke i mbështetur publikisht presidentin Erdogan.

Ministri serb shtoi se nga ana tjetër, në Shqipëri dhe në Kosovë ka një strukturë të ndjekësve Fetulah Gylen, të cilin Turqia e akuzon si organizator të grushtit të shtetit, të cilët janë në poste të rëndësishme. Dhe, edhe pas shumë kërkesave të dërguara në Tiranë dhe Prishtinë për këta ndjekës të Gylenit, nuk është ndërmarrë asnjë veprim, përfundoi Lajic.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko