-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Ministri i Jashtëm i Hollandës në Tiranë: Dialog politik për zgjedhje të lira

Ministri i Jashtëm i Hollandës Bert Koenders është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u takua fillimisht me ministrin tonë të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe mandej gjatë ditës do të takojë Kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës, Basha.

Koenders gjatë deklaratës së përbashkët për mediat me Bushatin deklaroi:

Jam i kënaqur që ndodhem sot në Tiranë që prej vitit 1991 kur e kam vizituar për herë të parë. Dua të jap mbështetjen e Hollandës për integrimin e Shqipërisë në BE. Ne jemi investori i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri dhe duam të shohim progres ekonomik mes dy vendeve. Kemi kntribuar në disa fusha, dhe tashmë edhe në turizëm. Muajin që vjen një kompani ajorore që do të fluturojë direkt nga  Amsterdami në Tiranë.

Ne kemi qasje të përbashkët kundër radikalizimit, ISIS,etj.

Dua të them se Shqipëria ka bërë hapa të mira në reformën në drejtësi dua të theksoj se ka ardhur koha që të gjitha këto ndryshime kushtetutese të nisin nga zbatimi. Për zgjedhjet që janë në vijim duhet të ketë dialog politik, që të zhvillohen të lira dhe të ndershme.

Po kështu Vetingu duhet të nisë nga zbatimi dhe ne mbështesim qeverinë shqiptare për këtë. Hollandezët janë strikt, të barabartë, përsa i përket hyrjeve në BE, ndaj dua të them se mbështetim fort përparimin në drejtësi dhe mezi pres progresin për zgjedhje të lira të ndershme.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko