-Si u Veshën, 4, Kryesore

Ministrat “konkurs” kostumesh në ‘Opinion’

Kjo javë në emisionin ‘Opinion’ ka qenë tepër dinamike. 3 ministra të qeverisë Rama kanë qenë përballë analistëve, gazetarëve e vet drejtuesit të emisionit Blendi Fevizu për çështjet më të mprehta nga aktualiteti.

Java nisi me ministri e Turizmit Blendi Klosi, i cili u thirr në ‘Opinion’ për çështjen e HECE-vë në Kanionet e Osumit. Më pas ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila erdhi në ‘Opinion’ për shembjen e Teatrit Kombëtar. Dhe të enjten në mbrëmje ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Po si u veshën ministrat e qeverisë? Kush dalloi? A ishin këto veshjet e duhura? Më poshtë do të komentojmë secilin prej tyre.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, ka ardhur i veshur brenda kufijve të një zyrtari. Me kostum në ngjyrë të errët në tonet e blusë, me kuadrate tepër të lehte, kollare me dizajn mes blusë e të bardhës dhe këmishë të bardhë, Klosi goditi në shenjë me paraqitjen. Kombinimi klasik i ngjyrave ishte i duhuri, forma e kollares e duhura, e cila vinte përshtat me formën e fytyrës. Duket se me përzgjedhjen e kësaj veshje ka tërhequr vemendje, pasi arrit të sigurojë prezencë para kamerave dhe mund të klasifikohet si një nga veshjet më të mira të javës në ‘Opinion’.

Nuk kishte si të mungonte ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Prishja e Teatrit Kombëtar  ka hapur tepër diskutime, edhe ‘Opinion’ përfshiu këtë temë në axhendën e tij. Sa i përket paraqitjes, Kumbaro ka ardhur e veshur me një kostum (pantallona dhe xhaketë) i cili është ‘IN’ i momentit. Në tonet e errëta të grisë së hirit dhe shkëlqim që është tendenca e sezonit, kombinuar me të kuqe, paraqitja vjen shumë këndshëm.

Ministri i tretë në studion e ‘Opinion’ këtë javë ishte Fatmir Xhafaj. Xhafaj ka ardhur në ‘Opinion’ i veshur me kostum në tonet e ngjyrës blu të errët. Kostum zyrtar, këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza klasike. Por nuk kishin si të mungoni detajet në kollare; pikat e bardha dhe ngjyra e kollares blu, model i cili është në modë. Veshja ishte e duhur për emisionin dhe i jepte pamje goxha serioze ministrit të Brendshëm.

Ndër veshjet e tjera të veçuara ishin edhe ato të Irena Kitës dhe Balina Budinakut, të dyja me fustane arritën të tërheqin vëmendjen në edhe këtë herë në Opinion, pasi u dukën tepër elegante.

Të gjithë ju mund të jepni komentin tuaj në facebook, për veshjen që vlerësoni më tepër nga të ftuarit e kësaj jave në Opinion./ Gerta Zaimaj-Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko