Komente

Ministrat e Brendshëm të Rilindjes dhe krimi i organizuar

               Publikuar në : 13:03 - 09/05/18 |
ri.de.

Nga Desada Metaj

PD ka denoncuar duke paraqitur dhe faksimilet përkatëse të dënimit të formës së prerë të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Edhe pse nuk është e panjohur për publikun, historia e Agron Xhafës është risjellë në vëmëndjen e publikut, këte herë me dokumenta të Ministrisë së Drejtësisë italiane publikuar nga PD që sheh tek ky rast përfshirjen familjare të ministrit aktual të Rendit me botën e krimit.

Duke konsideruar dhe akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin Tahiri, duket se historitë administrative dhe familjare të drejtuesve të rendit gjatë qeverisë së Rilindjes kanë fije të forta që lidhen me krimin e organizuar. Ajo që bie në sy është se paralajmërimet e koduara të ish-ministrit Tahiri po japin sinjalet e para. Më i atakuari në fjalimin e fundit të zotit Tahiri ishte pasardhësi i tij Xhafaj. Dosja e vëllait të të cilit u bë sot publike nga PD.

Edhe pse në intervistën e djeshme në TCH, Edi Rama u mundua të qetësojë ish-ministrin Tahiri duke i përmendur sukseset që kishte patur gjatë drejtimit të ministrisë së Brendshme, vështirë të besohet se marrëdhënia mes tyre noton në “ujra të qeta” dhe besimi.

Paralajmërimet e ditëve të fundit se skandale të reja për ministrat aktual priten të publikohen, janë ndoshta sinjal i qartë se Rama dhe Tahiri ruajnë dhe përgjojnë lëvizjet e njëri-tjetrit, me shkëmbime deklaratash të kodifikuara në distancë.

/Opinion.al

Pas